Chief Accountant

AlbaniaAlbania·Tiranaexecutive
Finance & AccountingChief Accountant
0 views0 saves0 applied

Quick Summary

Requirements Summary

Diplomë Bachelor në Kontabilitet, Financa ose fusha të ngjashme, CPA, ACCA ose certifikime të barasvlershme. Kualifikime të tjera: Minimumi 7 vite përvojë në kontabilitet,

Technical Tools
Finance & AccountingChief Accountant
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit. Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet. Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023. Pozicioni: Shef Kontabiliteti Vendndodhja: Tiranë Përmbledhja e Pozicionit: Shefi i Kontabilitetit mbikëqyr të gjitha operacionet kontabël të kompanisë. Ai siguron integritetin financiar, përputhshmërinë me rregulloret dhe raportim eficient. Roli përfshin menaxhimin e transaksioneve financiare, koordinimin me auditorët dhe kontribut aktiv në strategjinë e kontabilitetit. Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore: Siguron regjistrime të sakta dhe të përditësuara të të gjitha transaksioneve financiare dhe mirembajtjen e dokumentacionit dhe korrespondencave fiskale; Kontrollon regjistrimet kontabel, llogarite e pagueshme, të arkëtueshme, listëspagesen dhe taksat për të siguruar saktësinë dhe plotësinë e librit te madh; Koordinon me ekipin e financës për përfundimin e proceseve kontabël dhe fiskale brenda afateve të paracaktuara; Siguron përpilim të saktë dhe në kohë të deklaratave tatimore (Tatim Fitimi, TVSH, etj.) dhe ruan dokumentacionin e duhur për argumentimin e situatës fiskale ndaj auditorëve; Raporton periodikisht te drejtuesi i departamentit mbi situatën progresive tatimore, si: librat tatimorë, TVSH, tatimi në burim, tatimi mbi të ardhurat e korporates, etj; Përgjegjës për përgatitjen e pasqyrave financiare në përputhje me SNRF, legjislacionin tatimor dhe politikën kontabël të grupit; Përgjegjës për përgatitjen e paketave të raportimit financiar dhe të biznesit për menaxhimin, aksionerët, institucionet kredituese dhe organet tatimore në formatin dhe frekuencën e kërkuar; Krijon një linjë të mirë komunikimi me përfaqësuesit tatimor dhe është personi përgjegjës për mbarëvajtjen e këtyre marrëdhenieve; Koordinon me auditorët e brendshëm, të jashtëm ose tatimorë për kryerjen e proceseve të auditimit periodik; Përditësohet rregullisht me ndryshimet e legjislacionit tatimor që afektojnë operacionet e biznesit dhe informon ekipin e financës dhe menaxherët e kompanisë për ndryshimet; Zhvillon dhe zbaton proceset efektive të dokumentacionit tatimor për të siguruar pajtueshmërinë dhe transparencën; Zhvillon dhe zbaton politikat dhe procedurat kontabël për të përmirësuar saktësinë, cilësinë arritjen e afateve kohore; Ofron planifikim strategjik tatimor për optimizimin e detyrimeve tatimore; Analizon transaksionet e kompanisë me pasuritë e paluajtshme dhe këshillon mbi implikimet tatimore; Mikëqyr dhe udhëzon ekipin e kontabilitetit për çështjet tatimore dhe pajtueshëmrisë fiskale; Mbështet menaxherin e financës në iniciativat e digjitalizimit të proceseve financiare (ERP, Bi, etj.); Asiston menaxherin e financës në përgatitjen e projeksioneve financiare dhe përditësimin e tyre, hartimin e buxheteve duke ofruar ekspertize fiskale në proces; Trajnon rregullisht stafin e kontabilitetit për çështjet që lidhen me taksat dhe kërkesat e pajtueshmërisë me legjislacionin tatimor ne fuqi. Requirements Edukimi: Diplomë Bachelor në Kontabilitet, Financa ose fusha të ngjashme, CPA, ACCA ose certifikime të barasvlershme. Kualifikime të tjera: Minimumi 7 vite përvojë në kontabilitet, idealisht të paktën 3 vite në një rol drejtues ose menaxherial në sektorin e pasurive të paluajtshme ose investimeve; Njohuri të thella mbi IFRS, legjislacionin tatimor dhe praktikat e kontabilitetit të investimeve në pasuri të paluajtshme; Aftësi të thelluara analitike dhe aftësi për të interpretuar dhe paraqitur të dhëna financiare komplekse në mënyrë të qartë; Njohuri të avancuara në software kontabël (p.sh., Financa 5) dhe aftësi të shkëlqyera në Excel; Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe lidershipi; Njohuri të gjuhës angleze; Orientim ndaj detajeve dhe i organizuar me përkushtim ndaj saktësisë; Të menduarit në mënyrë stategjike, i aftë për të identifikuar dhe adresuar rreziqet dhe mundësitë financiare; Zgjidhës proaktiv i problemeve me qasje të orientuar drejt rezultateve; Aftësi për të punuar në kushte presioni dhe për të menaxhuar prioritetet konkurruese. Afati i aplikimit: 12/10/2026 Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur. *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 124/2024 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Location & Eligibility

Where is the job
Tirana, Albania
On-site at the office

Listing Details

Posted
September 28, 2026
First seen
September 28, 2026
Last seen
September 28, 2026

Posting Health

Days active
0
Repost count
0
Trust Level
57%
Scored at
September 28, 2026

Signal breakdown

freshnesssource trustcontent trustemployer trust
Newsletter

Stay ahead of the market

Get the latest job openings, salary trends, and hiring insights delivered to your inbox every week.

A
B
C
D
Join 12,000+ marketers

No spam. Unsubscribe at any time.

Chief Accountant