Civil Works Supervisor

AlbaniaAlbania·Tiranamid
OtherSupervisor
3 views0 saves0 applied

Quick Summary

Requirements Summary

Të zotërojë diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi, niveli MSc Kualifikime të tjera: Eksperiencë minimumi 10 vite në zbatim punimesh ndërtimore.

Technical Tools
OtherSupervisor
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit. Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet. Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale. Pozicioni: Mbikëqyrës Punimesh - Inxhinier Ndërtimi Vendndodhja: Tiranë Përmbledhja e Pozicionit: Mbikëqyrësi i Punimeve Ndërtimore është përgjegjës për mbikëqyrjen teknike dhe kontrollin e zbatimit të punimeve në kantier, duke siguruar realizimin e projektit në përputhje me projektin e miratuar, specifikimet teknike, standardet e cilësisë, afatet e përcaktuara dhe kërkesat kontraktuale. Pozicioni ka rol kyç në garantimin e cilësisë së ndërtimit, koordinimin teknik të procesit të zbatimit dhe raportimin periodik mbi ecurinë e projektit. Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore: Ndjek procesin e dorëzimit të sheshit të ndërtimit dhe dokumentacionin teknik përkatës. Njeh dhe zbaton kërkesat e kontratës së sipërmarrjes, projektit të miratuar dhe akteve administrative që lidhen me zhvillimin e projektit. Mbikëqyr realizimin e punimeve në përputhje me projektin e miratuar në Lejen e Ndërtimit dhe specifikimet teknike. Kontrollon cilësinë e materialeve dhe të punimeve të realizuara në kantier. Verifikon që materialet e përdorura në objekt të jenë në përputhje me projektin dhe standardet teknike. Kërkon, koordinon dhe ndjek realizimin e testeve laboratorike dhe provave teknike për materialet dhe elementët ndërtimorë, sipas volumit të punimeve të realizuara. Monitoron realizimin e grafikut të punimeve dhe progresin e projektit, duke raportuar periodikisht mbi ecurinë e tyre. Identifikon problematikat teknike dhe devijimet nga projekti i miratuar, duke përgatitur raportet përkatëse dhe duke informuar menjëherë strukturat drejtuese. Koordinon komunikimin teknik ndërmjet kontraktorëve, projektuesve dhe stafit të projektit. Merr pjesë në inspektime, kolaudime dhe procese të dorëzimit të punimeve. Monitoron dhe siguron respektimin e standardeve të sigurisë dhe shëndetit në punë në kantier. Ofron asistencë dhe konsulencë teknike për çështje që lidhen me zbatimin dhe menaxhimin e projektit. Përgatit raporte periodike teknike për Menaxherin e Projektit. Requirements Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi, niveli MSc Kualifikime të tjera: Eksperiencë minimumi 10 vite në zbatim punimesh ndërtimore. Eksperiencë minimumi 3–5 vite në mbikëqyrje punimesh. Njohuri shumë të mira të projekteve teknike, dokumentacionit të zbatimit dhe legjislacionit të ndërtimit. Aftësi për analizimin dhe zgjidhjen e problemeve teknike në kantier. Aftësi shumë të mira organizative, koordinuese dhe menaxhuese. Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në grup. Njohuri shumë të mira në përdorimin e programeve Microsoft Office, AutoCAD dhe Microsoft Project Njohja e programeve të tjerë të fushës përbën përparësi. Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze; njohja e gjuhëve të tjera përbën përparësi. Pajisja me licencë profesionale për mbikëqyrje punimesh përbën përparësi. Afati i aplikimit: 12/06/2026 Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur. *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Location & Eligibility

Where is the job
Tirana, Albania
On-site at the office

Listing Details

Posted
May 29, 2026
First seen
May 29, 2026
Last seen
August 20, 2026

Posting Health

Days active
0
Repost count
0
Trust Level
42%
Scored at
May 29, 2026

Signal breakdown

freshnesssource trustcontent trustemployer trust
Newsletter

Stay ahead of the market

Get the latest job openings, salary trends, and hiring insights delivered to your inbox every week.

A
B
C
D
Join 12,000+ marketers

No spam. Unsubscribe at any time.

balfindevelopmentCivil Works Supervisor