Quick Summary
Requirements Summary
Diplomë Master në Arkitekturë Kualifikime të tjera: Minimalisht 7 vite eksperiencë në fushën e projektimit e zbatimit dhe 3 vite në menaxhim e ekipeve.
Technical Tools
DesignDesign Manager
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit. Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet. Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023. Pozicioni: Menaxher Projektimi Departamenti: Teknik Vendndodhja: Tiranë Përmbledhja e Pozicionit: Menaxheri i Projektimit drejton ekipin e Koordinatorëve të Projektimit brenda Departamentit Teknik dhe është përgjegjës për drejtimin dhe koordinimin e procesit të projektimit të projekteve të zhvillimit, nga faza e koncept-idesë deri në projektin e zbatimit dhe mbështetjen e fazës së realizimit. Siguron që procesi i projektimit të zhvillohet në përputhje me objektivat e projektit, afatet, buxhetet, kërkesat teknike, standardet e cilësisë dhe pritshmëritë e investitorit. Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore: Drejton, mbikëqyr dhe motivon ekipin e Koordinatorëve të Projektimit; shpërndan detyrat, vendos objektiva të qarta performance, jep feedback të vazhdueshëm dhe mbështet zhvillimin profesional të stafit. Menaxhon dhe koordinon procesin e projektimit nga konceptimi deri në projektin e zbatimit, duke siguruar përmbushjen e kërkesave të projektit, afateve, buxheteve, standardeve të cilësisë dhe objektivave të investitorit. Drejton dhe mbikëqyr procesin e hartimit dhe administrimit të kontratave të shërbimit me kompani konsulence lokale dhe ndërkombëtare, përfshirë Termat e Referencës (ToR), skedulat dhe tabelat e dorëzimeve dhe dokumentacionin përkatës; kontribuon në vendimmarrjen lidhur me kontraktimin dhe performancën e konsulentëve. Bashkëpunon me Departamentin e Prokurimeve dhe Logjistikës në përgatitjen e dokumentacionit të tenderimit, vlerësimin teknik të ofertuesve dhe përzgjedhjen e projektuesve të jashtëm; mirëmban dhe përditëson listën e projektuesve të kontraktuar dhe potencialë. Mbikëqyr kontrollin e projekteve dhe dokumentacionit të dorëzuar nga projektuesit në përputhje me kontratat e shërbimit, ToR-të, specifikimet teknike dhe kërkesat e projektit; identifikon problematikat dhe propozon zgjidhje dhe optimizime për përmirësimin e cilësisë dhe zbatueshmërisë së projektit. Siguron respektimin e procedurave të kompanisë, kërkesave kontraktuale, legjislacionit në fuqi për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, si dhe kushteve të planeve dhe lejeve të miratuara; mbikëqyr përgatitjen dhe plotësimin e dokumentacionit tekniko-ligjor për lejet e zhvillimit dhe/ose ndërtimit. Koordinon procesin e projektimit dhe zbatimit në bashkëpunim me Menaxherin e Projektit dhe Drejtuesin e Departamentit Teknik, projektuesit, zhvilluesit dhe ekipet e kantierit, duke siguruar përcjelljen dhe zbatimin e kërkesave dhe vendimeve të projektit, adresimin e problematikave teknike e arkitektonike, si dhe rishikimin dhe optimizimin e projekteve në përputhje me specifikimet, afatet, standardet e cilësise. Monitoron progresin dhe performancën e projekteve dhe ekipit, identifikon në kohë rreziqet, vonesat dhe problematikat, propozon masa korrigjuese dhe zgjidhje efektive, përgatit raporte periodike mbi ecurinë dhe objektivat, si dhe kontribuon në përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve dhe procedurave të projektimit dhe koordinimit. Merr pjesë në takime me investitorët, projektuesit, konsulentët dhe palët e treta, siguron komunikim efektiv ndërmjet palëve dhe ndjek zbatimin e vendimeve të marra brenda afateve të përcaktuara. Kryen detyra të tjera të lidhura me funksionin, sipas nevojave të kompanisë dhe kërkesave të menaxhimit. Requirements Edukimi: Diplomë Master në Arkitekturë Kualifikime të tjera: Minimalisht 7 vite eksperiencë në fushën e projektimit e zbatimit dhe 3 vite në menaxhim e ekipeve. Aftësi të zhvilluara në menaxhimin e projekteve dhe koordinimin e projektuesve, konsulentëve, kontraktorëve dhe palëve të tjera të përfshira. Aftësi të forta në vendimmarrje, zgjidhjen e problematikave dhe menaxhimin e riskut, me fokus te zgjidhjet praktike. Aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizative, me vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për të menaxhuar disa projekte e prioritete njëkohësisht. Aftësi kreative dhe teknike në projektim, me syrin kritik për detajet arkitektonike dhe rifiniturat, si nga këndvështrimi funksional ashtu edhe estetik. Eksperiencë në menaxhimin e konsulentëve dhe projektuesve të jashtëm, si dhe në koordinimin e disiplinave të ndryshme të projektimit. Njohje shumë e mirë e legjislacionit dhe kuadrit rregullator për planifikimin dhe zhvillimin e territorit. Njohje e mirë e proceseve të zhvillimit të projektit, dokumentacionit teknik dhe proceseve të lejeve të zhvillimit dhe ndërtimit Përdorim i detyrueshëm i AutoCAD, si dhe njohuri shumë të mira të MS Office, veçanërisht Word, Excel, PowerPoint, Outlook dhe MS Project. Njohja dhe përdorimi i BIM software, si Revit, Navisworks etj., përbën avantazh. Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, me aftësi të mira komunikimi me shkrim dhe me gojë. Afati i dorëzimit: 09/09/2026 Pas shqyrtimit, do kontaktohen vetem kandidaturat e perzgjedhura. *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 124/2024 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Location & Eligibility
Where is the job
Tirana, Albania
On-site at the office
Listing Details
- Posted
- August 27, 2026
- First seen
- August 27, 2026
- Last seen
- October 8, 2026
Posting Health
- Days active
- 41
- Repost count
- 0
- Trust Level
- 20%
- Scored at
- October 8, 2026
Signal breakdown
freshnesssource trustcontent trustemployer trust
External application
4 other jobs at
View all →Browse Similar Jobs
Product Designer1.9kGraphic Designer1.2kVideo Editor342Experience Specialist262Creative Director240Ui Designer215Art Director155Creative Producer107Ux Researcher102Marketing Designer86Video Producer79Game Designer71Animator69Content Designer64Industrial Designer54Technical Artist54Multimedia Designer53Digital Designer48Product Product Designer323D Artist31
Newsletter
Stay ahead of the market
Get the latest job openings, salary trends, and hiring insights delivered to your inbox every week.
A
B
C
D
No spam. Unsubscribe at any time.