balfindevelopment21d ago
New
New
Senior Finance Officer
OtherFinance Officer
4 views0 saves0 applied
Quick Summary
Requirements Summary
Diplomë universitare në Financë/Kontabilitet Kualifikime të tjera: Të paktën 5 vite eksperiencë në profesion; Njohuri të forta të parimeve,
Technical Tools
OtherFinance Officer
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit. Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet. Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023. Pozicioni: Specialist i Lartë Finance Departamenti: Financë Vendndodhja: Tiranë Përmbledhja e Pozicionit: Roli i tij /saj konsiston ne përgatitjen e përgjithshme të pasqyrave financiare vjetore dhe mujore, në përputhje me standarte dhe proceduarave të shoqërise . Kontrollon kontabilizimin e faturave të blerjes dhe shitjes në perputhje me legjislacionin fiskal në fuqi. Ndjekja e raportit të kontratave dhe arkëtimeve të klientëve . Kontrollon në mënyrë të detajuar shpenzimet dhe të ardhurat mujore të realizuara të projektit përkatës që ka në ndjekje. Asiston në hartimin e buxhetit dhe të planit të biznesit të shoqërisë. Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore: Përgatit dhe kryen konsolidimin e të dhënave financiare të projekteve, duke siguruar saktësinë, plotësinë dhe përputhshmërinë me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit dhe raportimit financiar; Koordinon me ekipin e Kontabilitetit dhe Raportimit, për të marrë dhe analizuar të dhënat financiare nga çdo projekt për qëllime raportimi; Siguron që të respektohen afatet dhe kërkesat ligjore për raportimin financiar për çdo projekt; Kryen analiza për të dhënat financiare të projektit për të identifikuar trendet, ndryshimet, dhe fushat e përmirësimit; Përgatit raporte financiare dhe treguesit kryesorë të performancës (KPI) për çdo projekt për të mbështetur proceset e vendimmarrjes dhe vlerësimin e performancës; Përgatit raporte të veçanta për menaxhimin, përfshirë analizën e buxhetit në krahasim me të realizuarin, shpjegime për ndryshimet dhe përmbledhje të performancës financiare; Bashkëpunon me menaxherët e projektit për të zhvilluar dashboard-e dhe matrica të veçanta të performancës; Suporton në përgatitjen e raporteve dhe prezantimeve për nivelin ekzekutiv lidhur me performancën financiare të projektit në tërësi (për qëllime të menaxhimit dhe të ortakëve); Suporton në përgatitjen e analizave, raporteve dhe prezantimeve për palë të tjera të treta (psh. shoqëri menaxhuese të disa prej projekteve), përfshirë koordinimin me këta subjekte për raportimimin dhe monitorimin e treguesve kryesorë të performancës; Përdor sistemet financiare dhe mjetet e tjera të raportimit për të lehtësuar dhe automatizuar procesin e raportimit financiar; Identifikon mundësi për përmirësimin e proceseve, përmirësim të integritetit të të dhënave dhe rritje të efikasitetit në raportimin financiar; Bashkëpunon me ekipet e IT dhe kontraktorët e jashtëm për të optimizuar sistemet e raportimit financiar dhe siguruar saktësinë dhe integritetin e të dhënave; Siguron raportimet ligjore dhe kërkesat për deklarim të të dhënave financiare në përputhje me kerkesat ligjore; Suporton në përgatitjen e të dhënave financiare të projektit për auditoret e jashtëm (te kompanise dhe te grupit); Përditëson me ndryshimet në standardet e raportimit financiar, kërkesat e raportimit dhe praktikat më të mira të industrisë; Analizon dhe ndjek zbatimin e procedurave të departamentit, propozimi i ndryshimeve për procedurat ekzistuese në funksion të punës; Në bashkëpunim me Menaxherin e Financës dhe CFO, përgatit procedura të departamentit të financës; Detyra të tjera që i caktohen. Requirements Edukimi: Diplomë universitare në Financë/Kontabilitet Kualifikime të tjera: Të paktën 5 vite eksperiencë në profesion; Njohuri të forta të parimeve, koncepteve dhe standardeve (kombëtare dhe ndërkombëtare) të kontabilitetit (GAAP ose IFRS) është thelbësore për raportimin e saktë financiar; Aftësi në përgatitjen e pasqyrave financiare, duke përfshirë bilancet, pasqyrat e të ardhurave dhe pasqyrat e Cash Flow; Aftësia për të analizuar të dhënat financiare, për të identifikuar tendencat dhe për të ofruar njohuri për vendimmarrje; E orientuar drejt detajeve për të siguruar saktësinë në raportimin financiar dhe pajtueshmërinë; Njohja me softuerin e kontabilitetit, sistemet e planifikimit të burimeve të ndërmarrjes (ERP) dhe softuerin (p.sh., Excel) është i rëndësishëm; Aftësitë të mira në komunikim për të shpjeguar informacionin kompleks financiar tek palët e interesuara jofinanciare; Aftësia për të identifikuar dhe trajtuar çështjet e kontabilitetit dhe raportimit në kohën e duhur; Kuptimi i rregulloreve përkatëse dhe kërkesave të pajtueshmërisë, veçanërisht në industritë me standarde specifike raportimi;; Standardet e larta etike janë thelbësore në kontabilitet dhe raportim për të ruajtur integritetin dhe transparencën. Afati i dorëzimit: 31/08/2026 Pas shqyrtimit, do kontaktohen vetem kandidaturat e perzgjedhura. *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Location & Eligibility
Where is the job
Tirana, Albania
On-site at the office
Listing Details
- Posted
- July 31, 2026
- First seen
- August 1, 2026
- Last seen
- August 21, 2026
Posting Health
- Days active
- 0
- Repost count
- 0
- Trust Level
- 42%
- Scored at
- August 1, 2026
Signal breakdown
freshnesssource trustcontent trustemployer trust
External application · ~5 min on balfindevelopment's site
Please let balfindevelopment know you found this job on Jobera.
3 other jobs at balfindevelopment
View all →Explore open roles at balfindevelopment.
Similar Finance Officer jobs
View all →O
OutsourcedstaffRemoteClaims & Finance Officer (Aged Care / NDIS)
Full Time (Work From Home)Remote
Finance Officer
Offshore Finance Officer
AUD 8–9
Full-timeRemote
Associate Humanitarian Finance Officer -UNOCHA - (Temporary Appointment)
Finance Officer
T
Together HousingFinance Officer - Service Charge
Full-time
Browse Similar Jobs
Newsletter
Stay ahead of the market
Get the latest job openings, salary trends, and hiring insights delivered to your inbox every week.
A
B
C
D
No spam. Unsubscribe at any time.