Infrastructure Project Manager
Project & Program ManagementInfrastructure Project Manager
0 views0 saves0 applied
Quick Summary
Requirements Summary
Të zotërojë diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi/Infrastrukturë Kualifikime të tjera: Të ketë 8 deri 10 vite eksperiencë profesionale në projekte ndërtimi,
Technical Tools
Project & Program ManagementInfrastructure Project Manager
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit. Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet. Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023. Pozicioni: Menaxher i Projektit të Infrastrukturës Vendndodhja: Tiranë Përmbledhja e Pozicionit: Është përgjegjës për planifikimin, koordinimin dhe menaxhimin e investimeve në projekte infrastrukturore, duke siguruar realizimin e objektivave të projektit në përputhje me planin e biznesit, buxhetin, afatet dhe standardet e përcaktuara. Koordinon bashkëpunimin ndërmjet strukturave të brendshme, kompanive kontraktore, bashkëzhvilluesve, konsulentëve dhe palëve të tjera të përfshira në projekt, duke monitoruar progresin dhe duke adresuar çështjet që ndikojnë në realizimin e suksesshëm të investimit. Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore: Kontribuon në përgatitjen e Planit të Biznesit të projektit, duke ofruar vlerësime per kostot, burimet, afatet dhe nevojat per investim. Drejton dhe koordinon planifikimin, zhvillimin dhe realizimin e projektit infrastrukturor, duke siguruar përputhjen me objektivat e miratuara dhe strategjinë e investimit. Përgatit dhe përditëson masterplanin e projektit në bashkëpunim me strukturat dhe palët e përfshira, duke përcaktuar aktivitetet, afatet, varësitë dhe përgjegjësitë. Monitoron zbatimin e tij dhe propozon masa korrigjuese në rast devijimesh. Përgatit dhe monitoron buxhetin e projektit, planin e investimeve dhe parashikimet financiare, duke kontrolluar kostot dhe përdorimin efikas të burimeve. Koordinon bashkëpunimin ndërmjet strukturave të brendshme, kontraktorëve, bashkëzhvilluesve, konsulentëve dhe palëve të tjera të interesuara, duke shërbyer si pikë kontakti për çështjet që lidhen me zhvillimin dhe realizimin e projektit. Inicion, ndjek dhe koordinon procedurat e prokurimit për kontratat e punimeve infrastrukturore, projektimit, supervizionit, konsulencës dhe shërbimeve të tjera të nevojshme për investimin. Menaxhon kontratat e lidhura në kuadër të projektit, duke monitoruar përmbushjen e detyrimeve kontraktuale, afateve, kostove, specifikimeve teknike dhe kushteve të dakordësuara. Monitoron progresin e projektit në raport me projektet teknike të miratuara, standardet e cilësisë, buxhetin dhe afatet e përcaktuara, duke koordinuar adresimin e çdo devijimi me palët përgjegjëse. Identifikon, vlerëson dhe menaxhon risqet e projektit, duke propozuar masa parandaluese dhe korrigjuese për të minimizuar ndikimin e tyre në kosto, afate dhe rezultatet e investimit. Vlerëson kërkesat për ndryshime në objektivat, parametrat teknikë, buxhetin ose kushtet kontraktuale të projektit, analizon ndikimin e tyre dhe paraqet për miratim ndryshimet që tejkalojnë kompetencat e pozicionit. Siguron ndjekjen e dokumentacionit teknik, kontraktual dhe administrativ të nevojshëm për zhvillimin e projektit, në koordinim me strukturat përgjegjëse dhe partnerët e përfshirë. Ndjek proceset e nevojshme për marrjen e lejeve, miratimeve dhe autorizimeve që lidhen me projektin, në bashkëpunim me strukturat dhe subjektet përgjegjëse. Organizon takimet periodike në lidhje me projektin, dokumenton vendimet dhe detyrat e dakordësuara, përcakton përgjegjësit dhe afatet dhe ndjek mbylljen e tyre. Monitoron ecurinë e punimeve infrastrukturore në raport me projektet teknike të miratuara, specifikimet kontraktuale, standardet e cilësisë dhe afatet, në koordinim me supervizionin dhe kontraktorët përgjegjës. Kryen vizita periodike në kantier, sipas nevojës së projektit, për të verifikuar progresin dhe përputhshmërinë e punimeve me dokumentacionin e miratuar, duke dokumentuar problematikat dhe ndjekur zgjidhjen e tyre me palët përgjegjëse. Kryen vlerësimin periodik te performancës se kontraktorëve, bashkëzhvilluesve dhe palëve të tjera të përfshira, sipas kritereve të cilësisë, respektimit të afateve, bashkëpunimit dhe rezultateve të arritura, duke dokumentuar përfundimet dhe rekomandimet përkatëse. Identifikon mundësitë për përmirësimin e proceseve të menaxhimit, koordinimit dhe kontrollit të projektit, me synim rritjen e efikasitetit dhe realizimin e objektivave të investimit. Requirements Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi/Infrastrukturë Kualifikime të tjera: Të ketë 8 deri 10 vite eksperiencë profesionale në projekte ndërtimi, me eksperiencë të provuar në menaxhimin ose koordinimin e projekteve infrastrukturore. Njohuri të mira të legjislacionit shqiptar në fushën e ndërtimit dhe të standardeve teknike përkatëse. Njohuri në menaxhimin financiar të projekteve, buxhetim, planifikim investimesh dhe kontroll kostosh. Aftësi në menaxhimin e kontratave, riskut dhe ndryshimeve në projekt. Aftësi të forta analitike, mendim strategjik dhe orientim drejt rezultateve. Aftësi shumë të mira organizative, planifikuese, koordinuese dhe komunikuese. Aftësi për të analizuar dokumentacionin teknik, kontratat dhe raportet e projektit. Njohuri shumë të mira të MS Project dhe MS Office. Njohuri në AutoCAD, për shqyrtimin dhe interpretimin e dokumentacionit teknik. Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. Afati i aplikimit: 28/10/2026 Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur. *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 124/2024 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Location & Eligibility
Where is the job
Tirana, Albania
On-site at the office
About this job
- Posted
- 1 day ago
Listing Details
- Posted
- October 14, 2026
- First seen
- October 14, 2026
- Last seen
- October 15, 2026
Posting Health
- Days active
- 0
- Repost count
- 0
- Trust Level
- 57%
- Scored at
- October 15, 2026
Signal breakdown
freshnesssource trustcontent trustemployer trust
External application
4 other jobs at
View all →Similar Infrastructure Project Manager jobs
View all →Browse Similar Jobs
Project Coordinator1.1kProgram Director842Program Coordinator598Construction Project Manager546Engagement Manager394Portfolio Manager309It Project Manager242Implementation Manager228Program Manager147Transformation Manager116Project Scheduler94Change Manager94Operations Program Manager77Implementation Project Manager63Operations Project Manager60Release Manager54Portfolio Analyst52Pmo Analyst37Digital Project Manager34Technology Project Manager32
Newsletter
Stay ahead of the market
Get the latest job openings, salary trends, and hiring insights delivered to your inbox every week.
A
B
C
D
No spam. Unsubscribe at any time.