balfindevelopment
New↻ Repost

Project Manager

AlbaniaAlbania·Tiranamid
OperationsProject Manager
2 views0 saves0 applied

Quick Summary

Overview

Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.

Technical Tools
OperationsProject Manager
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit. Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet. Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023. Pozicioni: Menaxher Projekti Vendndodhja: Tiranë Përmbledhja e Pozicionit: Menaxheri i Projektit është përgjegjës për drejtimin dhe menaxhimin e plotë të projektit në një investim ndërtimor, nga faza e inicimit deri në përfundimin dhe dorëzimin e tij. Ai siguron realizimin e objektivave strategjikë dhe të biznesit, duke garantuar përfundimin e projektit në kohë, brenda buxhetit dhe sipas standardeve të cilësisë dhe sigurisë. Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore: Drejton dhe menaxhon Projektin nga inicimi deri në përfundim dhe dorëzim, duke siguruar realizimin e objektivave strategjikë, respektimin e buxhetit, afateve dhe standardeve të cilësisë; Bashkëpunon me Program Manager për përcaktimin e objektivave, rezultateve dhe zhvillimin e planeve gjithëpërfshirëse të projektit në përputhje me Planin e Biznesit; Merr pjesë në hartimin dhe rishikimin e Planit të Biznesit sipas kërkesës; Përgatit Master Planin e aktiviteteve të projektit dhe planifikimet periodike (vjetore, gjashtëmujore, tremujore), si dhe ndjek dhe përditëson ecurinë e tyre gjatë gjithë ciklit të projektit; Menaxhon të gjitha fazat e projektimit, përfshirë Konceptin e Dizajnit, Projektimin për Leje dhe Dokumentacionin e Ndërtimit, duke siguruar përfundimin në kohë dhe sipas standardeve të miratuara; Monitoron zbatimin e punimeve në terren dhe siguron përputhshmërinë me specifikimet teknike, kontratat, standardet e kompanisë dhe planin e biznesit; Menaxhon skedulin e projektit dhe planifikon masa zbutëse për të garantuar përfundimin në kohë, brenda buxhetit dhe në cilësinë e pritshme; Viziton rregullisht kantierin dhe ofron mbështetje për procesin e projektimit dhe ndërtimit; Inicion, ndjek dhe finalizon procedurat e prokurimit për të gjitha kontratat e projektit; Menaxhon dhe monitoron kontratat e punimeve ndërtimore, projektimit, supervizionit, asistencës teknike dhe shërbimeve të tjera, duke siguruar përmbushjen e detyrimeve kontraktuale; Miraton penalitete për mospërmbushje kontraktuale ose dëmtime të projektit; Ofron zgjidhje për Kontraktorin e Përgjithshëm në lidhje me paqartësi ose problematika gjatë zbatimit të punimeve; Përgatit, menaxhon dhe monitoron buxhetin e projektit, analizat financiare dhe cash flow, duke kontrolluar devijimet dhe duke ndërmarrë masa korrigjuese për të garantuar realizimin brenda buxhetit të miratuar; Bashkëpunon me strukturat përkatëse për analizën dhe optimizimin e kostove dhe siguron zbatim të plotë të procedurave tekniko-administrative të kompanisë; Koordinon dhe menaxhon burimet njerëzore, financiare dhe materiale të alokuara në projekt; Jep feedback mbi performancën e strukturave dhe specialistëve të angazhuar në projekt dhe kontribuon në vlerësimin e tyre bazuar në arritjen e objektivave të projektit; Monitoron progresin teknik dhe financiar të projektit dhe përgatit raporte periodike për menaxhimin sipas strukturës dhe periodicitetit të përcaktuar; Siguron që të gjitha kërkesat, objektivat dhe dokumentacioni i projektit të jenë të përgatitura dhe të arkivuara sipas standardeve të kompanisë; Monitoron dhe analizon performancën e shitjeve dhe trendet e tregut, merr pjesë në përcaktimin e politikave të çmimeve dhe propozon ndryshime strategjike në përputhje me fazën e projektit dhe kushtet e tregut, duke siguruar miratimet përkatëse; Merr pjesë në vendimmarrje lidhur me politikat e çmimeve dhe propozon rritje çmimesh ose ndryshime në strategjinë e shitjeve në përputhje me fazën e projektit dhe kushtet e tregut; Angazhon strukturat përkatëse për menaxhimin e marrëdhënieve me klientët dhe monitoron adresimin e kërkesave të tyre; Ndërton dhe mirëmban marrëdhënie të forta me partnerë, kontraktorë, klientë dhe palë të tjera të interesuara, duke vepruar si pikë kontakti kryesore e projektit; Informon dhe mbështet strukturat përkatëse për sigurimin e dokumentacionit të pronësisë së tokës dhe lejeve të nevojshme për fillimin e zbatimit të projektit; Menaxhon procesin e dorëzimit të projektit dhe procedurat e lidhura me Hipotekën; Identifikon, vlerëson dhe menaxhon risqet e projektit, duke marrë masa parandaluese dhe korrigjuese për minimizimin e dëmeve, humbjeve dhe abuzimeve; Kërkon vazhdimisht mundësi për përmirësim procesesh, inovacion dhe optimizim të kostove për të rritur performancën dhe kënaqësinë e klientit; Kryen çdo detyrë tjetër të lidhur me projektin sipas kërkesës së eprorit. Requirements Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Arkitekturë / Inxhinieri Eksperiencat e punës: Të zotërojë mbi 8 vite eksperiencë në industri të njëjtë të dokumentuar në pozicione manaxheriale; Aftësi të tjera: Eksperiencë e provuar në menaxhimin e projekteve të investimit ndërtimor nga faza e projektimit deri në dorëzim, përfshirë menaxhimin e kontratave dhe buxheteve; Eksperienca në projekte komplekse si resorte turistike, projekte infrastrukturore bregdetare përbën avantazh; Njohuri të forta mbi proceset e lejeve të ndërtimit, legjislacionin përkatës, standardet teknike dhe praktikat e industrisë; Aftësi të zhvilluara në kontrollin e kostove, analizën financiare dhe finalizimin e projektit ne kohe dhe brenda buxhetit te miratuar; Aftësi të forta analitike, zgjidhjeje problemesh dhe vendimmarrjeje, me qasje proaktive dhe të orientuar drejt rezultateve; Aftësi shumë të mira organizative, planifikuese dhe koordinuese, me kapacitet për të menaxhuar procese dhe ekipe ndërfunksionale; Aftësi të shkëlqyera komunikimi, negociimi dhe menaxhimi marrëdhëniesh me palët e interesuara në të gjitha nivelet; Aftësi për të analizuar dhe interpretuar projekte teknike, kontrata dhe dokumentacion ligjor; Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër të BE-së përbën avantazh); Njohuri shumë të mira të MS Project / Zoho Project Management, paketës MS Office dhe programeve CAD. Integritet profesional, vëmendje ndaj detajeve dhe orientim i lartë ndaj cilësisë. Afati i aplikimit: 07/07/2026 Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur. *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Location & Eligibility

Where is the job
Tirana, Albania
On-site at the office

Listing Details

Posted
June 23, 2026
First seen
June 23, 2026
Last seen
September 10, 2026

Posting Health

Days active
0
Repost count
1
Trust Level
36%
Scored at
June 23, 2026

Signal breakdown

freshnesssource trustcontent trustemployer trust

4 other jobs at balfindevelopment

View all →

Explore open roles at balfindevelopment.

Newsletter

Stay ahead of the market

Get the latest job openings, salary trends, and hiring insights delivered to your inbox every week.

A
B
C
D
Join 12,000+ marketers

No spam. Unsubscribe at any time.

balfindevelopmentProject Manager