Quick Summary
Requirements Summary
Diplomë Master në Arkitekturë Kualifikime të tjera: Të paktën 5 vjet përvojë në projektimin arkitektonik,
Technical Tools
Other
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit. Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet. Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023. Pozicioni: Arkitekt Projektimi Senior Vendndodhja: Tiranë Përmbledhja e Pozicionit: Kontribuon në zbatimin e projekteve, duke i analizuar dhe përshtatur me kushtet e kantierit, si dhe duke propozuar zgjidhje për situata të paparashikuara dhe përmirësime gjatë realizimit të punimeve. Kontribuon në hartimin, plotësimin dhe përditësimin e standardeve dhe detajeve teknike të kompanisë, duke siguruar njëtrajtshmërinë dhe zbatueshmërinë e tyre në projekte të ndryshme. Identifikon mundësi për përmirësimin e zgjidhjeve teknike dhe propozon vazhdimisht praktika që rrisin efikasitetin e punës së ekipit teknik, lehtësojnë procesin e projektimit dhe përmirësojnë bashkëpunimin me projektuesit dhe partnerët e jashtëm të Grupit Balfin. Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore: 1. Mbështetje arkitektonike gjatë zbatimit të projekteve Analizon problematikat arkitektonike dhe propozon zgjidhje teknike në përputhje me projektin e miratuar dhe kushtet faktike në kantier; Përgatit propozime për përshtatjen dhe optimizimin e zgjidhjeve arkitektonike në rastet e problematikave të paparashikuara gjatë zbatimit, duke respektuar projektin e miratuar dhe procedurat përkatëse të shqyrtimit dhe miratimit të ndryshimeve; Harton dhe përditëson detajet, vizatimet dhe dokumentacionin arkitektonik të nevojshëm për zgjidhjen e problematikave të evidentuara; Bashkëpunon me ekipet e projektit, stafin teknik në kantier dhe projektuesit përkatës për koordinimin dhe integrimin e zgjidhjeve të propozuara; Identifikon mundësi për optimizimin e zgjidhjeve arkitektonike, duke konsideruar funksionalitetin, realizueshmërinë teknike dhe përputhshmërinë me standardet e kompanisë; 2. Hartimi i albumeve arkitektonike për shitje Përgatit dhe kontrollon materialet grafike dhe informacionin arkitektonik të përfshirë në albumet e shitjes, duke siguruar saktësinë dhe përputhshmërinë e tyre me dokumentacionin teknik të miratuar; Përditëson albumet në rast të ndryshimeve të miratuara në projekt, duke siguruar përputhshmërinë e tyre me dokumentacionin teknik përkatës; Bashkëpunon me ekipet e projektit dhe departamentet përkatëse për sigurimin e informacionit dhe dokumentacionit të nevojshëm për përgatitjen e materialeve të shitjes; 3. Hartimi i projekteve arkitektonike për kompanitë e grupit Përgatit projekte arkitektonike për ndërhyrje të vogla, përshtatje funksionale dhe nevoja specifike të kompanive të grupit; Harton vizatimet, detajet dhe dokumentacionin teknik të nevojshëm për realizimin e zgjidhjeve të propozuara; Vlerëson kushtet ekzistuese dhe kërkesat e përdoruesve për të propozuar zgjidhje funksionale, estetike dhe teknikisht të realizueshme; Koordinon zgjidhjet arkitektonike me disiplinat e tjera teknike, sipas natyrës dhe kompleksitetit të projektit; Siguron që projektet e hartuara të jenë në përputhje me standardet teknike dhe kërkesat e kompanisë; 4. Hartimi, zhvillimi dhe përditësimi i standardeve dhe detajeve teknike Kontribuon në plotësimin e standardeve arkitektonike dhe detajeve teknike të përdorura nga kompania në projektet e zhvillimit; Rishikon dhe përditëson periodikisht detajet dhe standardet ekzistuese, duke reflektuar problematikat e hasura gjatë projektimit dhe zbatimit, si dhe zgjidhjet e provuara në praktikë; Përgatit dhe mirëmban dokumentacionin grafik dhe teknik të standardeve, duke siguruar qartësinë, konsistencën dhe përdorshmërinë e tyre nga ekipet e brendshme dhe projektuesit bashkëpunëtorë; 5. Përmirësimi i proceseve dhe bashkëpunimi teknik Shkëmben njohuri dhe eksperienca teknike me ekipit e njësise ku bën pjesë, duke kontribuar në përhapjen e praktikave të mira dhe në përmirësimin e cilësisë së zgjidhjeve arkitektonike; Bashkëpunon me njësitë dhe departamentet përkatëse për të siguruar koherencën ndërmjet standardeve të kompanisë, dokumentacionit të projektimit dhe kërkesave të zbatimit; Requirements Edukimi: Diplomë Master në Arkitekturë Kualifikime të tjera: Të paktën 5 vjet përvojë në projektimin arkitektonik, përfshirë hartimin e projekteve të zbatimit dhe mbështetjen teknike gjatë realizimit të punimeve në kantier; Njohuri shumë të mira mbi detajet teknike të zbatimit, materialet e ndërtimit dhe zgjidhjet e rifiniturave; Aftësi analitike dhe vlerësuese për detajet arkitektonike, me fokus te funksionaliteti, estetika dhe realizueshmëria teknike; Aftësi krijuese për zhvillimin dhe optimizimin e zgjidhjeve dhe detajeve arkitektonike; Njohje shumë e mirë e legjislacionit dhe kërkesave teknike përkatëse në fushën e projektimit dhe ndërtimit; Aftësi të mira komunikimi dhe aftësi për të prezantuar qartë idetë, propozimet dhe zgjidhjet teknike; Aftësi për planifikimin dhe koordinimin e detyrave, projekteve dhe bashkëpunimit me ekipet e brendshme dhe partnerët e jashtëm; Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze; njohja e gjuhëve të tjera të huaja përbën avantazh; Aftësi shumë të mira në përdorimin e AutoCAD dhe Revit, si dhe në programet e Microsoft Office dhe Adobe Photoshop. Njohja e programeve të modelimit dhe vizualizimit 3D, si SketchUp ose 3ds Max, përbën avantazh. Afati i aplikimit: 06/11/2026 Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur. *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 124/2024 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Location & Eligibility
Where is the job
Tirana, Albania
On-site at the office
About this job
- Posted
- Today
Listing Details
- Posted
- October 23, 2026
- First seen
- October 23, 2026
- Last seen
- October 23, 2026
Posting Health
- Days active
- 0
- Repost count
- 0
- Trust Level
- 57%
- Scored at
- October 23, 2026
Signal breakdown
freshnesssource trustcontent trustemployer trust
External application
4 other jobs at
View all →Similar Other jobs
View all →Recovery & Reorganisation Trainee - 2027 Intake
Permanent - Full Time
Técnico de Servicio B (San Juan del Río)
Permanent - Full Time
Warehouse Pick/Pack -M-F + Weekends
Full Time
Eligibility Specialist
Full Time
Counselor/Therapist - Substance Use Recovery
Full Time
Counselor/Therapist - Substance Use Recovery
Full Time
Newsletter
Stay ahead of the market
Get the latest job openings, salary trends, and hiring insights delivered to your inbox every week.
A
B
C
D
No spam. Unsubscribe at any time.