Chief Accountant

AlbaniaAlbania·Tiranaexecutive
Finance & AccountingChief Accountant
0 views0 saves0 applied

Quick Summary

Requirements Summary

Diplomë Bachelor në Kontabilitet, Financa ose fusha të ngjashme, CPA, ACCA ose certifikime të barasvlershme. Kualifikime të tjera: Minimumi 7 vite përvojë në kontabilitet,

Technical Tools
Finance & AccountingChief Accountant
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit. Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet. Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023. Pozicioni: Shef Kontabiliteti Vendndodhja: Tiranë Përmbledhja e Pozicionit: Shefi i Kontabilitetit mbikëqyr të gjitha operacionet kontabël të kompanisë. Ai siguron integritetin financiar, përputhshmërinë me rregulloret dhe raportim eficient. Roli përfshin menaxhimin e transaksioneve financiare, koordinimin me auditorët dhe kontribut aktiv në strategjinë e kontabilitetit. Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore: Siguron regjistrime të sakta dhe të përditësuara të të gjitha transaksioneve financiare dhe mirembajtjen e dokumentacionit dhe korrespondencave fiskale; Kontrollon regjistrimet kontabel, llogarite e pagueshme, të arkëtueshme, listëspagesen dhe taksat për të siguruar saktësinë dhe plotësinë e librit te madh; Koordinon me ekipin e financës për përfundimin e proceseve kontabël dhe fiskale brenda afateve të paracaktuara; Siguron përpilim të saktë dhe në kohë të deklaratave tatimore (Tatim Fitimi, TVSH, etj.) dhe ruan dokumentacionin e duhur për argumentimin e situatës fiskale ndaj auditorëve; Raporton periodikisht te drejtuesi i departamentit mbi situatën progresive tatimore, si: librat tatimorë, TVSH, tatimi në burim, tatimi mbi të ardhurat e korporates, etj; Përgjegjës për përgatitjen e pasqyrave financiare në përputhje me SNRF, legjislacionin tatimor dhe politikën kontabël të grupit; Përgjegjës për përgatitjen e paketave të raportimit financiar dhe të biznesit për menaxhimin, aksionerët, institucionet kredituese dhe organet tatimore në formatin dhe frekuencën e kërkuar; Krijon një linjë të mirë komunikimi me përfaqësuesit tatimor dhe është personi përgjegjës për mbarëvajtjen e këtyre marrëdhenieve; Koordinon me auditorët e brendshëm, të jashtëm ose tatimorë për kryerjen e proceseve të auditimit periodik; Përditësohet rregullisht me ndryshimet e legjislacionit tatimor që afektojnë operacionet e biznesit dhe informon ekipin e financës dhe menaxherët e kompanisë për ndryshimet; Zhvillon dhe zbaton proceset efektive të dokumentacionit tatimor për të siguruar pajtueshmërinë dhe transparencën; Zhvillon dhe zbaton politikat dhe procedurat kontabël për të përmirësuar saktësinë, cilësinë arritjen e afateve kohore; Ofron planifikim strategjik tatimor për optimizimin e detyrimeve tatimore; Analizon transaksionet e kompanisë me pasuritë e paluajtshme dhe këshillon mbi implikimet tatimore; Mikëqyr dhe udhëzon ekipin e kontabilitetit për çështjet tatimore dhe pajtueshëmrisë fiskale; Mbështet menaxherin e financës në iniciativat e digjitalizimit të proceseve financiare (ERP, Bi, etj.); Asiston menaxherin e financës në përgatitjen e projeksioneve financiare dhe përditësimin e tyre, hartimin e buxheteve duke ofruar ekspertize fiskale në proces; Trajnon rregullisht stafin e kontabilitetit për çështjet që lidhen me taksat dhe kërkesat e pajtueshmërisë me legjislacionin tatimor ne fuqi. Requirements Edukimi: Diplomë Bachelor në Kontabilitet, Financa ose fusha të ngjashme, CPA, ACCA ose certifikime të barasvlershme. Kualifikime të tjera: Minimumi 7 vite përvojë në kontabilitet, idealisht të paktën 3 vite në një rol drejtues ose menaxherial në sektorin e pasurive të paluajtshme ose investimeve; Njohuri të thella mbi IFRS, legjislacionin tatimor dhe praktikat e kontabilitetit të investimeve në pasuri të paluajtshme; Aftësi të thelluara analitike dhe aftësi për të interpretuar dhe paraqitur të dhëna financiare komplekse në mënyrë të qartë; Njohuri të avancuara në software kontabël (p.sh., Financa 5) dhe aftësi të shkëlqyera në Excel; Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe lidershipi; Njohuri të gjuhës angleze; Orientim ndaj detajeve dhe i organizuar me përkushtim ndaj saktësisë; Të menduarit në mënyrë stategjike, i aftë për të identifikuar dhe adresuar rreziqet dhe mundësitë financiare; Zgjidhës proaktiv i problemeve me qasje të orientuar drejt rezultateve; Aftësi për të punuar në kushte presioni dhe për të menaxhuar prioritetet konkurruese. Afati i aplikimit: 03/11/2026 Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur. *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 124/2024 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Location & Eligibility

Where is the job
Tirana, Albania
On-site at the office

About this job

Posted
Today
Employer
has 9 open jobs on Jobera.

Listing Details

Posted
October 20, 2026
First seen
October 20, 2026
Last seen
October 20, 2026

Posting Health

Days active
0
Repost count
0
Trust Level
57%
Scored at
October 20, 2026

Signal breakdown

freshnesssource trustcontent trustemployer trust

4 other jobs at

View all →

Explore open roles at .

Newsletter

Stay ahead of the market

Get the latest job openings, salary trends, and hiring insights delivered to your inbox every week.

A
B
C
D
Join 12,000+ marketers

No spam. Unsubscribe at any time.

Chief Accountant