Reporting Specialist
Finance & AccountingReporting Specialist
2 views0 saves0 applied
Quick Summary
Requirements Summary
Të zotërojë diplomë universitare në Financë, Kontabilitet Kualifikime të tjera: Të paktën 5 vite eksperiencë; Njohuri të forta të parimeve,
Technical Tools
Finance & AccountingReporting Specialist
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit. Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet. Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023. Pozicioni: Specialist i Raportimit Financiar Vendndodhja: Tiranë Përmbledhja e Pozicionit: Përgatit, analizon dhe kontrollon raportet financiare periodike të projekteve për menaxhimin, ortakët dhe palët e treta, duke përfshirë monitorimin e kostove të investimeve dhe të kostove operative, në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të raportimit financiar. Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore: Përgatitja dhe konsolidimi i të dhënave financiare të projekteve, duke siguruar saktësinë, plotësinë dhe përputhshmërinë me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit dhe raportimit financiar; Koordinimi me ekipin e Kontabilitetit dhe Raportimit për të marrë dhe analizuar të dhënat financiare nga çdo projekt për qëllime raportimi; Sigurimi që të respektohen afatet dhe kërkesat ligjore për raportimin financiar për çdo projekt; Kryerja e analizave të të dhënave financiare të projektit për të identifikuar tendencat, devijimet dhe fushat e përmirësimit; Përgatitja e raporteve financiare dhe e treguesve kryesorë të performancës (KPI) për çdo projekt për të mbështetur proceset e vendimmarrjes dhe vlerësimin e performancës Përgatitja e raporteve të veçanta të menaxhimit, përfshirë analizën e buxhetit në krahasim me të realizuarin, shpjegime për devijimet dhe përmbledhje të performancës financiare; Mbështetja në përgatitjen e raporteve dhe prezantimeve për nivelin ekzekutiv lidhur me performancën financiare të projektit në tërësi (për qëllime të menaxhimit dhe të ortakëve); Mbështetja në përgatitjen e analizave, raporteve dhe prezantimeve për palë të treta (p.sh. shoqëri menaxhuese të disa prej projekteve), përfshirë koordinimin me këto subjekte për raportimin dhe monitorimin e treguesve kryesorë të performancës; Përdorimi i sistemeve financiare dhe i mjeteve të tjera të raportimit për të lehtësuar dhe automatizuar procesin e raportimit financiar; Identifikimi i mundësive për përmirësim të proceseve, përmirësim të integritetit të të dhënave dhe rritje të efikasitetit në raportimin financiar; Bashkëpunimi me ekipet e IT dhe kontraktorët e jashtëm për të optimizuar sistemet e raportimit financiar dhe siguruar saktësinë dhe integritetin e të dhënave Ndjekja e ndryshimeve në standardet e raportimit financiar, kërkesat e raportimit dhe praktikat më të mira të industrisë; Requirements Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare në Financë, Kontabilitet Kualifikime të tjera: Të paktën 5 vite eksperiencë; Njohuri të forta të parimeve, koncepteve dhe standardeve (kombëtare dhe ndërkombëtare) të kontabilitetit (SKK dhe SNRF) për raportimin e saktë financiar; Aftësi në përgatitjen e pasqyrave financiare, duke përfshirë bilancet, pasqyrat e të ardhurave dhe shpenzimeve dhe pasqyrat e fluksit të parasë; Aftësia për të analizuar të dhënat financiare, për të identifikuar tendencat dhe për të ofruar njohuri për vendimmarrje; Orientim drejt detajeve për të siguruar saktësinë në raportimin financiar dhe pajtueshmërinë; Njohuri të softuerëve të kontabilitetit, sistemeve ERP dhe Excel-it (niveli i avancuar); Aftësi të mira komunikimi për të shpjeguar informacionin kompleks financiar para palëve të interesuara jofinanciare; Aftësia për të identifikuar dhe trajtuar çështjet e kontabilitetit dhe raportimit në kohën e duhur; Kuptimi i rregulloreve përkatëse dhe kërkesave të pajtueshmërisë, veçanërisht në industritë me standarde specifike raportimi; Standarde të larta etike, integritet dhe transparencë. Afati i aplikimit: 27/10/2026 Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur. *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 124/2024 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Location & Eligibility
Where is the job
Tirana, Albania
On-site at the office
Listing Details
- Posted
- October 13, 2026
- First seen
- October 13, 2026
- Last seen
- October 13, 2026
Posting Health
- Days active
- 0
- Repost count
- 0
- Trust Level
- 57%
- Scored at
- October 14, 2026
Signal breakdown
freshnesssource trustcontent trustemployer trust
External application
4 other jobs at
View all →Similar Reporting Specialist jobs
View all →Browse Similar Jobs
Accountant4.4kFinance Manager1.6kFinancial Analyst1.5kPersonal Banker1.2kController1.2kTax Specialist1.1kFinancial Advisor1kUnderwriter713Tax698Accounting Manager675Payroll Specialist615Audit579Loan Officer414Bank Branch Manager403Accounts Payable387Financial Planning343Compliance Analyst338Claims Adjuster329Treasury317Accounts Payable Specialist310
Newsletter
Stay ahead of the market
Get the latest job openings, salary trends, and hiring insights delivered to your inbox every week.
A
B
C
D
No spam. Unsubscribe at any time.